“Çmendet” Neymar, kërkon dëmshpërbim faraonik që të largohet nga PSG

Klubi i PSG-së duket se nuk mund t’i largohet problemeve që krijohen në ekip.

Rinovimi i Mbappe shkaktoi polemika të mëdha dhe tashmë rasti i Neymar fillon të marrë vëmendje. Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka njoftuar se klubi do të përdorë strategji të reja dhe gjithashtu preku edhe largimin e Neymar.

Babai i Neymar, i cili është edhe agjenti i brazilianit, i ka kërkuar klubit një dëmshpërblim prej 200 milionë euro për të prishur kontratën me klubin francez dhe të largohet.

Talenti brazilian ka edhe tre vite kontratë me PSG ku fiton 40 milionë euro në sezon. Drejtori i ri sportiv i PSG-së, Luis Campos, sigurisht që e ka të pamundur të plotësojë një kërkesë të tillë të bërë nga agjenti i Neymar. Për këtë arsye, ai ka tentuar të ofrojë Neymarin te Chelsea dhe Juventus, ku këta të fundit e kanë mohuar këtë gjë.

Dëshira e Neymar është të transferohet te Barcelona, por katalanasit nuk mund të përballojnë dot pagën e tij.

Mediat spanjolle raportojnë se Mbappe ka ndikuar te klubi për të shtyrë drejtuesit të nxjerrin në shitje Neymarin, pasi francezi nuk pëlqen sjelljet e brazilianit./ h.ll/albeu.com

Shtuar 29.06.2022 11:25