Çmendet 66-vjeçari në Lushnje, dhunon vëllain dhe më pas shkatërron varrin e kunatës

Një 66-vjeçar ra në prangat e Policisë së Lushnjes, pasi dhunoi fizikisht vëllain e tij.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 66-vjeçari i cili jeton në Tiranë, ka shkatërruar gjithashtu varrin e kunatës së ndjerë. Shkaqet e ngjarjes në fjalë nuk janë të qarta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin L. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Ardenicë, Lushnjë, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij si edhe ka shkatërruar varrin e bashkëshortes së vëllait”, thuhet në një njoftim të policisë.