Çfarë duhet të dini për qarkullimin e dobët të gjakut dhe simptomat e hershme që shfaq

Një gamë e gjerë simptomash mund të tregojnë qarkullim të dobët të gjakut. Këto simptoma mund të ndikojnë në cilësinë e jetës së një personi dhe madje mund të shkaktojnë komplikime të rënda.

Simptomat e zakonshme përfshijnë:

mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë

duar dhe këmbë të ftohta

ënjtje në këmbë dhe kyçe

humbje e kujtesës dhe vështirësi në përqendrim

probleme me tretjen

lodhje

ngërçe të kyçeve dhe muskujve

ndryshimet e ngjyrës së lëkurës

ulçera në këmbë

venat me variçe

Trajtimi më i mirë për qarkullimin e dobët varet nga shkaku dhe shpeshherë janë përgjegjës problemet në arteriet ose venat.

Cilat janë shkaqet?

Gjendjet e ndryshme shëndetësore mund të shkaktojnë qarkullim të dobët, duke përfshirë:

– Ateroskleroza. Ndodh kur pllakat krijohen në enët e gjakut, veçanërisht në arterie. Për rrjedhojë arteriet ngushtohen dhe ngrutësohen duke kufizuar përfundimisht rrjedhjen e gjakut.

– Diabeti mellitus. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të glukozës në gjak mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe të shkaktojnë krijimin e pllakave.

– Mpiksjen e gjaku. Një mpiksje në një enë gjaku mund të kufizojë rrjedhjen e gjakut në ose nga organet ose indet. Në disa raste, një mpiksje bllokon plotësisht rrjedhjen e gjakut.

– Të qenit mbipeshë. Pesha e tepërt e ngarkon trupin, veçanërisht nëse një person qëndron shumë ulur ose në këmbë.

– Sëmundja ose fenomeni i Raynaud. Kjo gjendje shkakton ngushtimin e enëve të gjakut duke bërë që të keni ndjesi shpimi gjilpërash dhe ndjesi të ftohtë në duar dhe këmbë, dhe efektet mund të bëhen më të rënda me kalimin e kohës.

– Pirja e duhanit. Pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të gjendjeve shëndetësore që shkaktojnë qarkullim të dobët. Ai gjithashtu ndërhyn në rrjedhën e gjakut, dëmton muret e enëve të gjakut dhe shkakton krijimin e pllakave në vena.


Shtuar 29.07.2022 18:06