Çështja Gërdeci, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën për të dëshmuar

GJKKO ka thirrur hkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin në 14 dhjetor. Ata do të pyeten në cilësinë e dëshmitarit në seancën gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në masakrën e 15 marsit 2008 në Gërdec.

Kujtojmë që Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin me shënimin “për Shkelzenin”, ndërkohë që SPAK, dyshon se djali i ish-kryeministrit ka pasur takime me ministrat para dhe telefonata menjëherë pas shpërthimit në Gërdec.

Deri tani në gjykatë janë thirrur rreth 40 dëshmitarë, pasi u rihap procesi për tragjedinë e marsit të vitit 2008, me 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur, në gjykatë kanë dëshmuar deri tani rreth 40 dëshmitarë. Ish-ministri Fatmir Mediu pranoi përgjegjësinë morale por përjashtoi veten nga përgjegjësia ligjore lidhur me ngjarjen.


Shtuar 7.12.2023 10:27