Ceremonia e hapjes së bazës së NATO-s në Kuçovë, Rama ndan videon nga momenti i montimit të dronëve Bayraktar

Përmes një video në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka publikuar momente nga montimi i dronëve Bayraktar, të cilët janë instaluar në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Kreu i qeverisë, thekson se çelja e bazës do të bëhet sot.

Postimi:

“MIRËMËNGJES ????
dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë????”, shkruan Rama.

 


Shtuar 4.03.2024 08:24