Brenda dasmës madhështore të vajzës së Donald Trump me miliarderin libanez: Fustani mbresëlënës dhe torta që zgjodhi (FOTO LAJM)

Tiffany Trump është martuar me partnerin e saj Michael Boulos të shtunën në Palm Beach, Florida. Vajza 29-vjeçare e ish presidentit amerikan, Donald Trump shkëmbeu zotimet me miliarderin libanez 25 vjeçar të shtunën në një ceremoni luksoze në pronën e ish-presidentit Mar-a-Lago në Florida.

Trump e shoqëroi të bijën dhe e puthi në faqe para se ajo të shkëmbente betimet me partnerin e saj. Tiffany kishte veshur një fustan nusërie me mëngë të gjata nga Elie Saab. Tiffany zgjodhi fustanin e saj të nusërisë si një shenjë për trashëgiminë e Boulos.

“Është një dasmë amerikan0-libaneze, kështu që ne ishim shumë të lumtur që Elie Saab të krijonte magjinë,” tha nëna e nuses, Marla Maples duke shtuar se familja e zgjodhi vendin ku u mbajt dasma sepse “ishte shtëpia e fëmijërisë së Tiffany-t dhe ku ajo erdhi në botë”.

Torta e çiftit ishte e ngjashme me atë të dasmës së Donald dhe Maples, torta Sylvia Weinstock 7 metra e gjatë. Tiffany dhe Boulos u takuan në 2018 në Mykonos. Çifti u fejua në janar 2021, në fund të mandatit të babait të saj si president duke e shpallur lajmin një ditë para se ai të largohej nga detyra.