Bregoviç në “Festën e Birrës”, PD e Korçës: Organizimi dikur i bashkonte njerëzit, tashmë po i ndan

Partia Demokratike e degës së Korçës ka reaguar në lidhje me ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në “Festën e Birrës.

Në një deklaratë për media, sipas PD-së së Korçës, festa e birrës gjithmonë ka bashkuar njerëz, ndërsa tani po i ndan. Ndërkohë a kërkuar shkarkimin e funksionarëve dhe që institucioni i Bashkisë së Korçës të distancohet.

DEKLARATA NGA PD E KORÇËS

Deklarata dhe reagime ka pasur prej disa ditësh sa i përket organizimit të Festës së Birrës në qytetin e Korçës, shqetësimeve të artistëve dhe qytetarëve të shumtë i janë bashkuar edhe familjarët e viktimave të genocidit serb. Festa e birrës e cila tradicionalisht bashkonte qytetarët ka vite që është kthyer në ndarëse dhe përçarëse. Ky organizim nga Bashkia Korçë u bënë vite me rradhë që me zhvendosjet, klientelizmin dhe paratë publike shpërblehen bizneset e lidhura me Peleshin dhe miqtë e tij.

Ky organizim publik që nga organizatohet me paratë e taksave të qytetarëve të Korçës, shfrytëzohet nga Peleshi për përfitime direkte. Çmenduria shkon deri aty sa për të kaluar në ambjente publike duhet të paguash 10 mijë lek. Për të vazhduar deri në fund skandalin N/kryetarja e Peleshit ka deklaruar per mediat se shqiptaret nuk janë trima, ata janë trima vetëm në FB, e vazhdon perçmimin ndaj shqiptarëve Benila Terova.

Abuzimi, përçmimi dhe tallja me cinizëm ndaj vlerave të shqiptarëve është tejkalim i çdo kufiri. PD dega Korçë kërkon shkarkimin e menjëhershëm të funksionarëve servilë dhe distancimin e institucionit të bashkisë Korçë nga këto deklarata të turpshme. Deklarata të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e qytetarëve korçarë dhe vendit tonë. Ne distancohemi dhe përbuzim çdo nënçmim për qytetarët./albeu.com

 


Shtuar 14.08.2021 18:04