Erion Braçe ka kritikuar rritjen e ndjeshme të çmimit të shalqirit, duke akuzuar tregtarët se po abuzojnë në kurriz të fermerëve dhe konsumatorëve, ndërsa dëmtohet edhe sektori i turizmit.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, deputeti i PS-së tha se fermerët e Divjakës e kanë shitur prodhimin e tyre për disa javë me vetëm 6 lekë për kilogram. Ndërkohë, në zonat turistike i njëjti produkt është shitur me rreth 30 lekë për kilogram.
Të lidhura
None found
Sipas Braçes, diferenca e çmimit nuk justifikohet dhe përbën një përfitim të pajustifikuar për tregtarët. Ai theksoi se kjo situatë dëmton bujqit, konsumatorët dhe turizmin, ndërsa u bëri thirrje tregtarëve të reflektojnë dhe të heqin dorë nga çmimet e larta.
