Një postim i fundit i Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit ka mjaftuar për të nxitur një valë komentesh në rrjetet sociale.
Çifti, i cili prej disa ditësh po shijon pushimet së bashku, publikoi një fotografi në Instagram ku shfaqen të përqafuar, ndërsa vëmendjen e ndjekësve e tërhoqi pozicioni i dorës së Mateos mbi barkun e Brikenës.
Të lidhura
None found
Ky detaj ka bërë që shumë fansa të aludojnë se dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5” mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë, megjithëse deri tani nuk ka asnjë konfirmim në lidhje me një shtatzëni.

