Vriten dy të rinj palestinezë dhe arrestohen 20 të tjerë gjatë bastisjes së ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor

Dy të rinj palestinezë u qëlluan për vdekje dhe ambulancat nuk u lejuan të afroheshin për t’i ndihmuar, ndërsa 20 të tjerë u arrestuan sot në Bregun Perëndimor teksa ushtria izraelite vijon bastisjet në territoret e pushtuara.

Dy të rinj të tjerë mbeten të plagosur gjatë bastisjes së ushtrisë në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor, shkruante rrjeti i Katarit, Al Jaseera.

Të lidhura

None found

Mustafa Sultan Abed, 22 vjeç dhe Ahmad Mohammad Shawahneh, 21, u qëlluan për vdekje pranë një postblloku në Jenin, ndërsa ambulancat nuk u lejuan të afroheshin në zonë për të dhënë ndihmën apo dhe për të marrë trupat e dy të rinjve, shkruante sot agjencia palestineze Wafa.

“Ne dimë që ata u lanë të humbnin gjak deri në vdekje, rreth një orë para se ambulancat të lejoheshin të shkonin te ta,” tha gazetari i rrjetit Al Jazeera, Zein Basravi, duke raportuar nga Ramallah në Bregun Perëndimor.

“Kjo është një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Ushtarët izraelitë janë të detyruar nga ligji të japin ndihmën për shpëtimin e jetës, edhe në raste si këto”, shtoi ai.

Basravi shtonte se në Bregun Perëndimor në lindje të territoreve palestineze, kishte pasur katër bastisje të ushtrisë në fshatra, mëngjesin e të shtunës.

“Ne dimë se forcat izraelite hoqën kamerat e rrugës para shtëpive palestineze me të cilat monitorohen bastisjet. Këto gjashtë muaj janë ndjerë si gjashtë vjet”.

20 palestinezë u arrestuan të shtunën, mes të cilëve të mitur dhe ish-të burgosur, sipas organizatës së të burgosurve palestinezë.

Agjencia palestineze Wafa tha se në Tulkarem, ushtarët izraelitë arrestuan një të ri pasi e kishin rrahur dhe bastisur shtëpinë e familjes së tij.

Ashtu si në luftën në Gaza, dhe palestinezët në tokat e pushtuara në Bregun Perëndimor janë objekt sulmesh të rregullta nga ushtria dhe kolonët izraelitë.


Shtuar më 27.04.2024 18:26

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş