Një shpërthim pranë një restoranti në qendër të Moskës u mori jetën tre personave, ndërsa 15 të tjerë u plagosën. Bilanci u raportua nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, e cila iu referua burimeve zyrtare.
Ngjarja ndodhi në afërsi të një restoranti në sheshin Kudrinskaya dhe shkaktoi panik në zonë. Pas shpërthimit, forca të shumta të Ministrisë së Brendshme rrethuan vendin, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë për t’u dhënë ndihmë të plagosurve.
Të lidhura
None found
Sipas konfirmimit të Ministrisë ruse të Shëndetësisë, të gjithë personat e lënduar janë dërguar në spital dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Disa media dhe blogerë rusë pretendojnë se Alexander Chaiko, komandanti i përgjithshëm i Forcave Hapësinore Ruse, po festonte ditëlindjen në restorantin luksoz pranë vendngjarjes. Deri tani, megjithatë, nuk ka konfirmim zyrtar as për praninë e tij dhe as për ndonjë lidhje me shpërthimin.
