Video/ Mbetjet e një droni ukrainas bien në plazhin rus, 4 pushues humbin jetën, mes tyre një fëmijë

Katër persona, përfshirë një fëmijë, humbën jetën të hënën në mëngjes pasi mbetjet e një droni ukrainas ranë në një plazh të frekuentuar në rajonin e Krasnodarit, në jug të Rusisë.

Ngjarja u regjistrua pranë qytetit të Gelendzhikut. Guvernatori i rajonit, Veniamin Kondratyev, sqaroi se viktimat nuk u goditën drejtpërdrejt nga droni, por humbën jetën si pasojë e pjesëve të tij që përfunduan në zonën e plazhit.

Të lidhura

None found

Incidenti la të plagosur edhe 13 persona, mes të cilëve dy të mitur. Tre të lënduar u dërguan në spital për të marrë kujdes mjekësor, ndërsa pjesa tjetër u trajtua në vendngjarje.

Pas rrëzimit të dronit, Kondratyev urdhëroi aktivizimin e një ekipi të specializuar mjekësor për situata katastrofash. Autoritetet ruse thanë gjithashtu se të plagosurit dhe familjarët e viktimave do të marrin mbështetje fizike dhe psikologjike.

Mediat ruse raportuan se plazhi ku ndodhi ngjarja gjendet rreth 20 kilometra nga rezidenca verore, e njohur si dacha, e presidentit rus Vladimir Putin.


Shtuar 3.08.2026 14:28

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio