Video/ Dy tërmete të forta tronditin Karakasin, Venezuela shpall gjendjen e emergjencës. Autoritetet paralajmërojnë për rritje të numrit të viktimave

Kryeqyteti i Venezuelës, Karakasi, është goditur nga dy tërmete të fuqishme që ndodhën me vetëm pak sekonda diferencë nga njëri-tjetri.

Lëkundja e dytë, me magnitudë 7.5 ballë, vlerësohet si një prej tërmeteve më të fortë që ka goditur vendin e Amerikës së Jugut në më shumë se një shekull.

Të lidhura

None found

Në disa zona të qytetit janë raportuar shembje ndërtesash, ndërsa qytetarët kanë dalë me nxitim në rrugë për të gjetur strehim në vende më të sigurta. Gazetarët që ndodheshin në terren kanë filmuar çastet e lëkundjeve të forta, të cilat shkaktuan panik te banorët.

Përballë situatës emergjente, presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Në deklaratën e saj më të fundit, ajo bëri të ditur se të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe rreth 700 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas autoriteteve, këto janë të dhënat e para zyrtare për bilancin e viktimave dhe të lënduarve, ndërsa pritet që ky numër të rritet ndjeshëm.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit dhe të emergjencave po vazhdojnë ndërhyrjet në zonat e goditura, teksa autoritetet po shqyrtojnë dëmet materiale dhe rrezikun nga pasgoditjet. Situata mbetet ende në zhvillim dhe në orët e ardhshme priten ndryshime në numrin e viktimave dhe të plagosurve.


Shtuar 25.06.2026 08:35

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgalabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibompiabellacasinojojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet