Vaksinohet gjysma e popullsisë së rritur në Britani

Gjysma e qytetarëve të rritur në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, kanë njoftuar autoritetet.

Kjo vjen një ditë pasi Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock njoftoi se 75% e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar kishin marrë dozën e parë.

Lajmi është duartrokitur edhe nga kryeministri Boris Johnson, i cili ka postuar në Twitter një video për të falënderuar të gjithë ata që janë përfshirë në skemën e vaksinimit.

“Gjysma e popullsisë së rritur në Mbretërinë e Bashkuar tani është plotësisht e vaksinuar. Është një arritje e jashtëzakonshme, e bërë e mundur nga secili prej jush që vjen përpara. Tani le ta përfundojmë punën. Kur të jetë radha juaj, merrni vaksinën, ” shprehet ai.


Shtuar 3.06.2021 16:38