Një efektiv rus hapi zjarr në qytetin e Sevastopolit, në Krimenë e kontrolluar nga Rusia, duke vrarë një ushtar dhe plagosur një tjetër.
Të lidhura
None found
Pas përplasjes me kolegët e tij, ushtari ka qëlluar edhe në drejtim të civilëve, duke shkaktuar vdekjen e tre personave, bëri të ditur Mikhail Razvozhayev, guvernatori i emëruar nga Moska.
Autori i dyshuar është arrestuar nga autoritetet, ndërsa motivi i sulmit ende nuk është bërë publik.
Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit.
