Gjykata lë në burg 30-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e kunatit, si tentoi të fshihte ngjarjen (EMRI)

Gjykata e Apelit në Itali, ka lënë në qeli 30-vjeçarin shqiptar nga Shënkolli i Lezhës, Gëzimi Gjini, i cili akuzohet për vrasjen e kundatit të tij.

Në seancën e ditës së sotme Gjykata e Apelit la në fuqi masën e dënimit me burg, të vendosur më herët, duke i refuzuar kërkesën për liri 30-vjeçarit.

Gëzim Gjini u arrestua nga policia shqiptare në muajin gusht, pasi ishte shpallur në kërkim prej 13 dhjetorit të vitit, 2022, ku akuzohej për vrasjen e burrit të motrës Petrit Cara, ngjarje e ndodhur në zonën e Rocca Prioria të Italisë.

Gjini u lokalizua në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore të vendit fqinj kishin caktuar një masë sigurie arrest me burg për vrasje.

Ai akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit Petrit Cara, vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë”, njoftoi policia shqiptare ditën e arrestimit.

Aksioni për ndalimin e tij u krye nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, e koordinuar me Interpol Tiranën dhe në bashkëpunim me partnerët italianë.

Vrasja në Itali

Petrit Caka u gjet i vrarë më 13 dhjetor 2022 në banesën e tij në Rocca Priora-Itali, me plagë në fytyrë dhe trup, të cilat ishin shkaktuar nga një thikë.

Pas rreth 8 muajsh nga vrasja e Petrit Cakës, policia italiane arrestoi bashkëshorten tij, si dhe dy nga tre bashkëpunëtorët e saj.

Sipas raportimeve të kohës nga ANSA, gruaja kishte thirrur të vëllanë dhe mikun e tij nga Shqipëria për të kryer krimin, në shenjë hakmarrjeje të viteve të keqtrajtimit dhe dhunës që bashkëshorti Petrit Caka kishte ushtruar ndaj saj.

Autoritetet italiane firmosën urdhër arrest me burg për 4 shqiptarë – gruaja e viktimës, i vëllai, bashkëpunëtori në vrasje dhe një djalë tjetër i cili është kujdesur për kthimin e vrasësve në Shqipëri, pasi u krye krimi.

Sipas hetimeve të kryera, vëllai dhe bashkëpunëtori në dhjetorin e vitit të kaluar kishin mbërritur në Itali nga Shqipëria, dhe tre ditë më vonë më 13 dhjetor, të dy dyshohet se kanë inskenuar grabitjen në shtëpinë e 49-vjeçarit dhe kanë vrarë me thikë Petrit Cakën.

Më pas dy autorët janë kthyer në Shqipëri duke u ndihmuar nga një bashkatdhetar tjetër.

Nëpërmjet pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, është bërë i mundur identifikimi autorëve si dhe mjetet të cilat kanë përdorur.

Gruaja e viktimës dhe 2 prej shqiptarëve janë ndaluar në Itali, ndërkohë i vëllai i saj u  shpall në kërkim për tu arrestuar në Lezhë në muajin gusht.


Shtuar 3.10.2023 17:39