Një grua 37-vjeçare nga Austria ka mbetur e plagosur rëndë pasi u sulmua nga një peshkaqen pranë ishullit Bimini, në Bahamas.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi teksa turistja merrte pjesë në një ekskursion për të notuar me delfinë. Në momentin e sulmit, ajo ndodhej rreth 5.6 kilometra larg bregut.
Sulmi i shkaktoi lëndime serioze në kyçin e këmbës së djathtë. Pas incidentit, 37-vjeçarja u dërgua në Klinikën Komunitare Bimini, ku mbërriti pak pas orës 17:30 të së martës.

Pasi vlerësuan gjendjen e saj, mjekët vendosën se nevojitej trajtim i specializuar. Për këtë arsye, gruaja u transportua me helikopter drejt New Providence, ishulli më i populluar i Bahamas.
Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar llojin e peshkaqenit që sulmoi turistja dhe nuk kanë dhënë informacione të tjera për rrethanat e plota të ngjarjes.
Lajmi u raportua nga CBS News, bazuar në të dhënat e autoriteteve lokale.
