Trump rrëfen momentin pas 11 shtatorit: Zjarrfikësit na larguan nga godina që menduam se do të shembej

Donald Trump ka sjellë një tjetër rrëfim për sulmet e 11 shtatorit, duke pretenduar se dy zjarrfikës e larguan me forcë nga një ndërtesë që, sipas tij, rrezikonte të shembej. Deklarata e presidentit amerikan shkaktoi menjëherë pikëpyetje, pasi ai është kritikuar shpesh për ekzagjerimin e historive personale.

I lindur në New York, Trump ndodhej në Manhattan kur Kullat Binjake u shembën, pasi ishin goditur nga dy avionë të rrëmbyer nga xhihadistët e al-Kaedës. Këtë vit, presidenti republikan nuk do të jetë pjesë e ceremonisë tradicionale në vendin ku qëndronin dikur kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë. Në atë ceremoni pritet të marrin pjesë të gjithë paraardhësit e tij: George W. Bush, Bill Clinton, Barack Obama dhe Joe Biden. Trump do të mbajë një fjalim në Pentagon, një tjetër objekt i goditur 25 vjet më parë.

Të lidhura

None found

Gjatë një ceremonie pranë Shtëpisë së Bardhë, të organizuar për të përkujtuar sulmet, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të respektojnë kujtimin e viktimave.

“Ne mblidhemi këtu për të riafirmuar premtimin e shenjtë të bërë një çerek shekulli më parë: nuk do ta harrojmë kurrë”, tha ai.

Megjithatë, në vend që të qëndronte vetëm te nderimi i gati 3,000 personave që humbën jetën, presidenti kaloi te një histori ku e paraqiti veten si pjesë e ngjarjeve.

“Isha duke ndërtuar një ndërtesë të madhe në Nju Jork dhe e çova të gjithë ekipin atje sapo ndodhi”, u shpreh Trump.

Ai tha se kishte qenë pranë rrokaqiellit United States Steel Building, i cili, sipas tij, “po dridhej dhe menduam se do të binte mbi ne”.

Sipas rrëfimit të presidentit, dy zjarrfikës “djem të mëdhenj dhe të fuqishëm” e kapën për krahu dhe i kërkuan të largohej.

“Ata më ngritën dhe filluan të vraponin”, tregoi Trump, duke shtuar se ndërtesa nuk u shemb.

Në fjalimin e së martës, presidenti përmendi edhe Wells Crowther, një prej heronjve të 11 shtatorit. Crowther punonte në njërën prej Kullave Binjake dhe ndihmoi në shpëtimin e shumë njerëzve gjatë operacioneve të evakuimit.

I riu, i cili u bë i njohur si “burri me shami të kuqe” për shkak të shamisë që mbante mbi gojë, u vra atë ditë.

“Burri me shami të kuqe. Ai u bë më i famshëm se unë. Nuk më pëlqen kjo. Nuk më pëlqen aspak”, tha Trump duke qeshur.


Shtuar 8.09.2026 23:13

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabet