Dortmund mposht Villarrealin, ndërsa Betisi përmbys Lillen në transfertë

Borussia Dortmund dhe Real Betisi e nisën me fitore fazën e ligës, pasi triumfuan përkatësisht ndaj Villarrealit dhe Lilles.

Të lidhura

None found

Skuadra gjermane fitoi 3-2 përballë Villarrealit në një ndeshje të luftuar, ku të pesë golat u shënuan në pjesën e dytë. Pas rasteve të krijuara nga të dyja ekipet, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Dortmundi kaloi në avantazh në minutën e 53-të, kur Renato Veiga, në përpjekje për ta larguar topin, realizoi autogol.

Villarreal reagoi në minutën e 66-të, me Mourinho që barazoi shifrat duke shënuar me kokë nga afërsia.

Megjithatë, Serhou Guirassy riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 80-të, pas asistimit të Fabio Silvas.

Pak minuta më vonë, Mourino shkaktoi penallti pas një ndërhyrjeje në zonë. Guirassy u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 85-të dhe e çoi rezultatin në 3-1.

Në minutën e 90+3-të, Guirassy shënoi autogol, duke i dhënë Villarrealit golin e dytë, por Dortmundi arriti ta ruajë fitoren.

Surprizën e mbrëmjes e realizoi Real Betisi, që mposhti Lillen në Francë me rezultatin 2-3.

Lille e nisi takimin më mirë dhe kaloi në epërsi në minutën e 12-të. Ayase Ueda shënoi pas një harkimi të Mbappe.

Betisi barazoi në minutën e 33-të, kur Marc Bactra përfitoi nga asistimi i Fornals.

Skuadra franceze reagoi menjëherë dhe vetëm tre minuta më vonë, në të 36-tën, Alexsandro e riktheu Lillen në avantazh.

Pas pushimit, Betisi ndryshoi ritëm dhe Bartra realizoi golin e dytë personal në minutën e 49-të, këtë herë pas pasimit të Iscos.

Përmbysjen e plotë e vulosi Troy Parrott në minutën e 53-të, me një supergol.

Detyra e Lilles u vështirësua edhe më shumë në minutën e 56-të, kur Ethan Mbappe u ndëshkua me karton të kuq dhe vendasit mbetën me një lojtar më pak.

Me këto rezultate, Betisi dhe Dortmundi grumbullojnë nga tre pikë në xhiron hapëse të fazës së ligës.