Trump godet sërish Melonin, për kryeministren italiane shkruan: “Nevojitet urdhër mbrojtjeje”

Donald Trump duket se ende nuk e ka shuar irritimin ndaj Giorgia Melonit. Presidenti i SHBA-së e ka vënë përsëri në shënjestër kryeministren e Italisë me një postim në rrjetin social Truth Social, ku publikoi një foto të saj të shoqëruar me fjalët: “Nevojitet një urdhër mbrojtjeje.”

Të lidhura

None found

Ky reagim erdhi pak para samitit të NATO-s, i cili mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara, dhe konsiderohet si kapitulli më i fundit i tensioneve mes Uashingtonit dhe Romës. Nuk është hera e parë që Trump sulmon Melonin. Pas samitit të G7 në Evian, ai kishte pretenduar se kryeministrja italiane i ishte lutur për të dalë në një foto bashkë. Meloni iu kundërpërgjigj me një video në rrjetet sociale, ku deklaroi: “As unë dhe as Italia nuk i lutemi askujt.”

Postimi më i fundit pritet të ndikojë edhe në klimën e samitit të NATO-s, ku drejtuesit e vendeve anëtare do të diskutojnë për të ardhmen e aleancës dhe për shtimin e shpenzimeve në mbrojtje. Prej javësh, qeveritë e vendeve anëtare kanë negociuar për të shmangur përplasjet lidhur me objektivin që çdo shtet të investojë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në sektorin e mbrojtjes.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, është shprehur optimist se samiti do të kalojë pa probleme madhore, duke nënvizuar se angazhimet e ndërmarra do të respektohen dhe se takimi pritet të jetë i shkurtër. Sidoqoftë, ai pranoi se Trump mbetet një element i paparashikueshëm.

Presidenti amerikan, i cili në Ankara pritet të zhvillojë edhe një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka sulmuar vazhdimisht aleatët europianë për atë që ai e konsideron si mungesë kontributi në mbrojtje dhe siguri.

Në të njëjtën kohë, disa media ndërkombëtare, mes tyre edhe Politico, raportojnë se gjuha e Trump ndaj aleatëve evropianë synon të rrisë presionin për më shumë investime në mbrojtje, nga të cilat do të përfitonte edhe industria amerikane e armëve.


Shtuar më 6.07.2026 12:21

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izle