Trump fajëson Kanadanë për tymrat nga zjarret dhe paralajmëron tarifa: Ndotja po i kushton SHBA-së miliarda

Donald Trump ka deklaruar se dëmet ekonomike që, sipas tij, i shkaktohen SHBA-së nga tymi i zjarreve pyjore që vjen nga Kanadaja duhet të llogariten në tarifat doganore për produktet kanadeze.

Të lidhura

None found

Në një reagim në Truth Social, presidenti i Shteteve të Bashkuara akuzoi Kanadanë për mungesë të menaxhimit të duhur të pyjeve dhe bimësisë, çka sipas tij po sjell ndotje të ajrit në territorin amerikan.

“Po e mbajmë Kanadanë përgjegjëse për faktin se nuk po mirëmban siç duhet pyjet dhe shkurret e saj. Shtetet e Bashkuara po përballen në mënyrë të panevojshme me ajër të ndotur, të dëmshëm dhe të pashëndetshëm, cilësia e të cilit është e rrezikshme dhe krejtësisht e papranueshme”, shkroi Trump.

Ai e përshkroi këtë çështje si një “neglizhencë të qëllimshme”, duke theksuar se situata përsëritet çdo vit dhe po i shkakton SHBA-së kosto prej miliarda dollarësh.

“Ky është një rast i neglizhencës së qëllimshme dhe po bëhet një dukuri e përvitshme, që i kushton SHBA-së miliarda dollarë. Kostoja e kësaj ndotjeje duhet t’u shtohet tarifave që Kanadaja po paguan aktualisht”, u shpreh Trump.


Shtuar 17.07.2026 21:49

MatbetjojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobet girişjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş