Një aksident tragjik ka ndodhur në në provincën jugperëndimore të Balochistanit të Pakistanit, ku një autobus u rrëzua në një luginë duke marrë shtatë jetë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, thanë zyrtarët.
Aksidenti ndodhi teksa autobusi që transportonte të ftuarit e dasmës ra në një gropë të thellë pranë Quetta, kryeqyteti provincial i Balochistanit, duke vrarë shtatë persona në vend dhe duke plagosur 59 të tjerë, tha Waseem Baig, koordinator i medias i ministrisë provinciale të shëndetësisë.
Gjendja e të plagosurve është raportuar të jetë kritike, tha zyrtari, duke shtuar se në mesin e viktimave të aksidentit fatkeq, ishin gra dhe fëmijë.
Policia tha se automjeti ka rënë nga rruga për shkak të një plasjeje gome, sipas hetimeve fillestare.
Pas aksidentit, policia dhe ekipet e shpëtimit, kanë mbërritur në vendngjarje dhe i kanë dërguar të plagosurit në spitalet e afërta.
Aksidentet rrugore janë mjaft të shpeshta në Pakistan kryesisht për shkak të rrugëve të dobëta, automjeteve të mirëmbajtura keq dhe drejtimit joprofesional.