Tragjedi në Nigeri/ 37 të vdekur nga gazi toksik teksa përpiqeshin të vidhnin naftë, disa persona ende të zhdukur

Të paktën 37 persona kanë vdekur në jug të Nigerisë pasi u helmuan nga gazi toksik gjatë përpjekjes për të marrë produkte nafte nga një tubacion.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua në Okrika, pranë Port Harcourt, kryeqytetit të shtetit Rivers. Persona të tjerë vijojnë të konsiderohen të zhdukur, ndërsa disa trupa janë parë mbi ujërat e lumit, por ende nuk janë nxjerrë.

Sipas organizatës joqeveritare, një grup të rinjsh kishte lidhur një tub me tubacionin që përcjell produkte nafte nga uzina petrokimike Indorama Eleme Petrochemical drejt anijeve që mbërrijnë në zonë për të ngarkuar karburant dhe për ta transportuar atë drejt eksporteve.

Helmimi ndodhi në momentin kur personat po përpiqeshin të nxirrnin naftë nga tubacioni dhe u vunë në kontakt me gazin toksik.

Autoritetet kanë hapur një hetim për përcaktimin e shkaqeve të incidentit, ndërsa vijojnë kërkimet dhe operacionet e shpëtimit për gjetjen e personave të zhdukur.


Shtuar 3.09.2026 20:31

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritkingJojobetmarsbahis giriş