Tragjedi në Itali, 26-vjeçari plagos me thikë motrën dhe vdes pasi bie nga kati i pestë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Largo San Francesco da Paola, në lagjen San Teodoro të Italisë, ku një 26-vjeçar humbi jetën pasi ra nga dritarja e katit të pestë të një ndërtese, pasi kishte goditur me thikë motrën e tij.

Të lidhura

None found

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ndodhi sot, më 15 gusht, pak para orës 14:00. Të dhënat e para tregojnë se i riu u përfshi në një konflikt me motrën e tij 18-vjeçare dhe më pas e sulmoi me thikë. Ajo pësoi plagë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas sulmit, 26-vjeçari ra nga dritarja e banesës dhe ndërroi jetë menjëherë. Nuk është përcaktuar ende nëse ai u hodh qëllimisht apo nëse rënia ishte aksidentale, ndërsa motra e tij u transportua në spital.

Në vendin e ngjarjes shkuan karabinierët, zjarrfikësit, ambulancat dhe automjetet mjekësore të urgjencës, të dërguara nga shërbimi 118.


Shtuar 15.08.2026 19:04

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetixir girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Giriş