Tërheqje rekord në Kinë: mbi 4 milionë makina për shkak të dorezave të fshehura, përfshirë 3 milionë Tesla

Mbi 4 milionë automjete elektrike do të tërhiqen nga qarkullimi në Kinë, në kuadër të fushatës më të madhe të këtij lloji në historinë e vendit. Shkak janë problemet e sigurisë me dorezat e fshehura të dyerve, ndërsa 2.98 milionë nga automjetet e prekura janë Tesla të prodhuara në Kinë.

Të lidhura

None found

Mes modeleve të përfshira janë edhe automjete të prodhuesve kinezë XPeng, Xiaomi dhe Geely. Tesla bëri të ditur se disa versione të Model 3, Y, S dhe X kanë doreza që dallohen dhe përdoren me vështirësi, pasi ngjyra e tyre është e ngjashme me atë të veshjes së brendshme.

Problemi mund të bëhet veçanërisht i rrezikshëm pas një përplasjeje të rëndë, kur ndërpritet furnizimi me energji elektrike. Në këto rrethana, pasagjerët mund të mos arrijnë t’i hapin dyert, ndërsa ekipet e shpëtimit mund të hasin vështirësi gjatë ndërhyrjes.

Për automjetet që preken nga masa do të vendosen etiketa paralajmëruese në pjesën e brendshme të dyerve. Gjithashtu, ato do të marrin një përditësim elektronik, i cili pas një aksidenti do të ulë automatikisht xhamat.

Dorezat e fshehura u vunë në qendër të vëmendjes pas dy aksidenteve fatale me automjete Xiaomi në Kinë. Dyshohet se humbja e energjisë elektrike pengoi hapjen e dyerve. Sipas ekspertëve, etiketat dhe përditësimi i softuerit përbëjnë vetëm masa të përkohshme.

Autoritetet kineze kanë vendosur që, duke nisur nga 1 janari 2027, dorezat plotësisht të fshehura të mos lejohen më. Automjetet e reja do të duhet të pajisen me mekanizma manualë për hapjen e dyerve, si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë.

Nuk është bërë ende e ditur nëse Tesla dhe prodhuesit e tjerë do ta zgjerojnë këtë tërheqje edhe në tregjet jashtë Kinës. Ndërkohë, dorezat e automjeteve Tesla po hetohen edhe në Shtetet e Bashkuara, pas raportimeve se disa fëmijë kishin mbetur të bllokuar brenda makinave.


Shtuar 24.08.2026 15:28

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Giriş