Irani ka bërë publik programin zyrtar të ceremonisë mortore për Ajatollah Ali Khamenein, e cila do të mbahet më 3 korrik në Teheran.
Të lidhura
None found
Ministria e Jashtme iraniane njoftoi se në këtë ceremoni pritet të jenë të pranishëm përfaqësues nga rreth 100 vende, mes tyre kryeministra, ministra të jashtëm, kryetarë parlamentesh dhe të dërguar të posaçëm.
Sipas kalendarit të shpallur, homazhet publike do të nisin në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të vijojnë deri në mesditë.
Pas kësaj, janë parashikuar takime mes delegacioneve dhe zyrtarëve të huaj, ndërsa ceremonia qendrore do të zhvillohet në orën 14:00, me pjesëmarrjen e drejtuesve të shtetit dhe të të ftuarve nga jashtë.
Një prej pikave që mbetet në fokus është edhe mundësia e paraqitjes së Mojtaba Khameneit, i cili nuk është shfaqur publikisht që nga fundi i shkurtit, me përjashtim të disa mesazheve audio ose me tekst.
