Sulmet ruse në Kiev rëndojnë bilancin në 30 viktima, Ukraina shpall zi, Zelensky: Në shënjestër janë objektivat politike

Autoritetet ukrainase bënë të ditur se katër persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën nga sulmet e reja ruse gjatë natës në disa rajone të Ukrainës, ndërsa numri i viktimave nga bombardimi masiv i së enjtes në Kiev ka arritur në 30.

Në Kiev është shpallur ditë zie pas asaj që cilësohet si goditja më e rëndë ruse ndaj kryeqytetit ukrainas që prej nisjes së pushtimit në vitin 2022.

Të lidhura

None found

Bilanci i të vdekurve u rrit në 30 pasi ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën edhe tre trupa nga rrënojat. Më parë, ishte raportuar për 27 viktima dhe 91 të plagosur.

Sipas zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Anita Hipper, sulmi solli shembjen e blloqeve të tëra të apartamenteve, goditi një ndërtesë ku ishin vendosur ambulanca dhe dëmtoi një godinë ku jetojnë disa diplomatë. Po ashtu, u shkatërrua një nga depot kryesore të Kryqit të Kuq Ukrainas, ku ruheshin ndihma humanitare.

Gjatë vizitës në zonat e goditura, presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën se po vë në shënjestër objektiva civile dhe politike për ta detyruar Ukrainën të dorëzohet.

“Rusia po godet objektiva politike vetëm për ta detyruar Ukrainën të heqë dorë nga shteti i saj”, u shpreh Zelensky, duke premtuar se Ukraina do t’u kundërpërgjigjet këtyre sulmeve.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, e përshkroi bombardimin si sulmin “më masiv” ndaj kryeqytetit që nga fillimi i luftës dhe shpalli të premten ditë zie.

Në rajonin e Sumyt, një dron rus goditi një banesë, ku mbetën të vrara dy gra, një burrë i moshuar dhe një vajzë nën dy vjeç. Tre persona të tjerë u plagosën, sipas kreut të administratës ushtarake rajonale, Oleh Khryhorov.

Në Kryvyi Rih, qyteti i lindjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, shtatë persona mbetën të plagosur pas një sulmi me raketa në një zonë të banuar, njoftoi Oleksandr Vilkul, kreu i Këshillit të Mbrojtjes së qytetit.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të vazhdojë ta shtojë presionin ndaj Ukrainës për të përmbushur objektivat e saj.

Zelensky u bëri sërish thirrje aleatëve perëndimorë që të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, ndërsa shprehu shpresën se kjo temë do të jetë pjesë e diskutimeve në samitin e ardhshëm të NATO-s.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se dëshiron një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund, sipas tij, “vrasjeve të pakuptimta”.

Gjermania vlerësoi se ky sulm tregon se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka vullnet për negociata, ndërsa Franca kritikoi këmbënguljen e Moskës për të vijuar luftën.

Bombardimet u dënuan ashpër edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili bëri thirrje për ulje tensionesh dhe arritjen e një armëpushimi.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se sulmet përbënin një përgjigje ndaj atyre që i quajti “akte terroriste” të Ukrainës kundër infrastrukturës ruse. Sipas Moskës, në shënjestër ishin ndërmarrje të industrisë ushtarake dhe infrastruktura energjetike në Kiev dhe rajonin përreth.

Ndërkohë, Ukraina ka shtuar sulmet me dronë ndaj rafinerive dhe depove të karburantit në territorin rus, duke shkaktuar vështirësi në furnizimin me karburant në disa zona të Rusisë.

https://x.com/Reuters/status/2072675407401549873
https://x.com/victoriaslog/status/2072895726284058897


Shtuar 3.07.2026 09:01

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet guncel girişcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş