Studentët e Beogradit nuk ndalen, protestojnë sërish kundër Vuçiç, kërkojnë zgjedhje të parakohshme: Ne jemi këtu! Drejtësi për tragjedinë e Novi Sad

Me mijëra protestues janë mbledhur pasditen e kësaj të shtune në qendër të Beogradit në një tubim masiv.

Për të disatën herë qytetarët kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe ushtrimin e presionit ndaj autoriteteve, në kuadër të lëvizjes kundër korrupsionit që nisi pas tragjedisë së Novi Sadit në nëntor të vitit 2024.

Të lidhura

None found

Që pas ngjarjes së bujshme të Novi Sadit, qytetarët serbë nuk kanë hequr dorë nga tubimet e tyre përmes së cilave kërkojnë të rritet presioni politik dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Si dhe më parë, protesta e sotme është udhëhequr kryesisht nga studentë të cilët synojnë të tregojnë se asgjë nuk i ndal ata.

“Qëllimi i protestës së sotme është të mblidhemi sërish të gjithë bashkë dhe t’i tregojmë kujtdo se jemi ende këtu, se vazhdojmë të luftojmë dhe të punojmë dhe se nuk do të ndalemi”, ka deklaruar një studente.


Shtuar 23.05.2026 21:11

meritkingcasibomjojobetjojobetcasibomromabetMadridbetMadridbetJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişprimebahisOnwin GiriştestereJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/superbetincasibomcasibomholiganbet girişdirect to wallet crypto swapmatbetholiganbet giriş