“E vërteta nuk fshihet dot”/ Boçi: Demokratët e dinë kush e shpëtoi PD-në në ditët më të vështira

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ishte i ftuar në një lidhje direkte në Ora News, ku foli për situatën brenda Partisë Demokratike dhe zhvillimet politike në kampin opozitar.

Boçi u ndal te periudha e përçarjeve dhe konflikteve të brendshme në PD, duke thënë se demokratët kanë zgjedhur t’i besojnë vazhdimësisë dhe një drejtimi që, sipas tij, arriti ta mbajë partinë të bashkuar në momentet më të vështira.

Të lidhura

None found

“Demokratët, pas çarjeve, ndarjeve dhe luftës së brendshme, duan një vazhdimësi me besim dhe me shpresë të re, sepse e dimë shumë mirë cili e shpëtoi Partinë Demokratike në ditë të vështira dhe cili është personi që e mban atë të unifikuar.”-tha ai.

Boçi tha se vetë mënyra si u zhvillua procesi politik dhe mbështetja e ardhur nga baza demokrate tregojnë qartë se ekziston ende besim te drejtimi aktual i partisë.

Sipas tij, kjo mbështetje nuk lidhet vetëm me rezultatin, por edhe me mënyrën se si demokratët interpretuan situatën politike dhe sfidat që kaloi opozita gjatë viteve të fundit.

“Ky është realiteti në Partinë Demokratike. Duhet ta pranojnë të gjithë, edhe kritikët edhe ata që janë pro kësaj situate. E vërteta nuk mund të kamuflohet dhe nuk mund të fshihet.”-u shpreh Boçi.

Deputeti demokrat u shpreh se PD po hyn në një fazë tjetër politike, ku fokusi mbetet te bashkimi i demokratëve dhe rikthimi i besimit brenda opozitës.


Shtuar 23.05.2026 21:21

Tags: , ,
meritkingcasibomjojobetjojobetcasibomromabetMadridbetMadridbetJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişprimebahisOnwin GiriştestereJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/superbetincasibomcasibomholiganbet girişdirect to wallet crypto swapmatbetholiganbet giriş