Stamboll/ Pamjet tronditën botën! Pas sulmit në kishë, arrestohen 47 anëtarë të dyshuar të ISIS

Policia turke ka arrestuar 47 persona të dyshuar si anëtarë të ISIS për sulmin në një kishë të Stambollit, ku mbeti i vrarë një person. Ministria e Brendshme tha se policia kishte bastisur 30 vende.

Në një deklaratë ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, tha se dy burra që ai i përshkroi si anëtarë të lëvizjes ekstremiste të Shtetit Islamik ishin arrestuar për sulmin.

Njëri nga të dyshuarit është nga Taxhikistani, ndërsa tjetri nga Rusia. Dhjetëra të dyshuar u arrestuan më vonë, tha ministri, raportojnë mediat e huaja.

“Ne kurrë nuk do të tolerojmë ata që përpiqen të prishin paqen e vendit tonë, terroristët, bashkëpunëtorët e tyre, grupet kriminale kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ata që synojnë unitetin dhe solidaritetin tonë”, tha Yerlikaya.

Grupi i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në kishën katolike romake në Stamboll gjatë meshës së së dielës që la një person të vdekur.

Grupi ekstremist tha se “sulmoi një mbledhje të të pafeve të krishterë gjatë ceremonisë së tyre politeiste në kishën Shën Maria në lagjen Buyukdere të Stambollit të dielën”.

Dy persona me fytyrë të mbuluar hynë në kishë dhe hapën zjarr ndaj një personi, i cili nuk i mbijetoi sulmit. Hetuesit kanë dyshime nëse ky ishte një sulm terrorist i lidhur drejtpërdrejt me grupin ekstremist.


Shtuar 29.01.2024 16:38