Shkon në 126.523 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin fqinj, Itali kanë humbur jetën 51 persona nga COVID-19. Gjithashtu janë konfirmuar 2,275 raste të reja.

Në spital u regjistruan të dielën 4.963 pacient duke mos përfshirë ata në kujdes intensiv, nga 5.193 një ditë më parë.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave ka 20 pranime të reja në njësitë e kujdesit intensiv, të pandryshuara nga e shtuna. Numri i përgjithshëm i pacientëve të kujdesit intensiv ra në 774 nga një 788 i mëparshëm.

Me të dhënat e sotme, që kur filloi pandemia, Italia ka regjistruar 126,523 vdekje nga koronavirusi.


Shtuar 6.06.2021 18:06