Sëmundja e shiut” në Evropë, 126 raste në 10 vende, ECDC: Rreziku për popullatën vijon të jetë shumë i ulët

Autoritetet shëndetësore në Evropë po ndjekin me vëmendje shtimin e rasteve të një infeksioni të rrallë bakterial të lëkurës, i cili në media është pagëzuar si “sëmundja e shiut”.

Të lidhura

None found

Të dhënat e ECDC-së tregojnë se deri më 20 gusht janë konfirmuar 126 raste në dhjetë vende. Megjithatë, për popullatën e gjerë rreziku vlerësohet shumë i ulët. Emërtimi i këtij infeksioni nuk lidhet me transmetimin përmes shiut. Shkaktari është bakteri Dermatophilus congolensis, i njohur kryesisht në fushën e mjekësisë veterinare, pasi prek gjedhët, kuajt dhe delet.

Rastet e zbuluara së fundmi te njerëzit sugjerojnë se infeksioni mund të përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë lëkurë me lëkurë, sidomos në ambiente me lagështirë. Pjesa më e madhe e të prekurve kishin frekuentuar sauna ose ambiente ku zhvillohen kontakte intime, ndërsa raste të tjera janë konstatuar te sportistë të arteve marciale dhe disiplinave me kontakt fizik. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia e transmetimit përmes sipërfaqeve ose sendeve të ndotura.

Shenjat e infeksionit mund të përfshijnë puçrra, pustula, kruajtje, kore dhe dëmtime të ngjashme me folikulitin.

Deri tani, rastet e raportuara kanë pasur kryesisht një ecuri të lehtë dhe janë shëruar pas përdorimit të antibiotikëve lokalë ose oralë. Nuk është evidentuar asnjë komplikacion serioz.

Infeksioni është konfirmuar në Austri, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Norvegji, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Britaninë e Madhe. Shqipëria dhe Italia nuk


Shtuar 4.09.2026 13:01

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş