Rusia ndaloi eksportet e gazit në Finlandë, po tani?

Më herët u njoftua se Rusia kishte ndaluar eksportet e gazit në Finlandën fqinje. Kjo hyri në fuqi në orën 4 të mëngjesit me kohën e Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo vjen pasi Finlanda refuzoi të paguante për gazin me rubla, diçka që Vladimir Putin u kërkoi vendeve evropiane në fillim të luftës.

Kjo vjen gjithashtu pasi Finlanda njoftoi synimin e saj për të aplikuar për anëtarësim në NATO dhe pasi Moska ndaloi furnizimin me energji elektrike për Finlandën muajin e kaluar.

Po tani?

Finlanda dhe Rusia kanë bashkëpunuar për energjinë për dekada, por Finlanda do ta ketë disi më të lehtë ndarjen sesa vendet e tjera evropiane.

Pothuajse i gjithë gazi natyror i Finlandës vjen nga Rusia, por gazi natyror përbën vetëm 5% të konsumit total të energjisë. Vetëm rreth 4,000 shtëpi mbështeten në ngrohje me gaz.

Kompania shtetërore finlandeze e gazit Gasum tha se do të furnizojë me gaz natyror klientët e saj nga burime të tjera përmes tubacionit nënujor të gazit Balticconnector, i cili midis Finlandës dhe Estonisë dhe lidh rrjetet e gazit Finlandez dhe Baltik.

Matti Vanhanen, ish-kryeministri finlandez dhe kryetari aktual i Parlamentit, i tha transmetuesit publik finlandez YLE, se masa shënon fundin e “një periudhe jashtëzakonisht të rëndësishme midis Finlandës, Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë, jo vetëm në aspektin energjetik, por simbolikisht”.

Duke iu referuar tubacioneve të gazit natyror Rusi-Finlandë që u nisën në vitin 1974, ai tha: “Ai tubacion nuk ka gjasa të hapet më kurrë”.