Rebelët Houthi vijojnë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq, SHBA: Shënjestruan anijet e marinës amerikane

Komanda Qendrore e SHBA-së raporton se forcat e saj kanë shkatërruar tre raketa të lëshuara nga rebelët Houthi.

Ushtria amerikane tha se identifikuan raketat në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit dhe përcaktuan se ato paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe anijet e marinës amerikane në rajon.

“Forcat amerikane më pas goditën dhe shkatërruan raketat në një akt vetëmbrojtjeje”, thuhet në deklaratë.


Shtuar 20.01.2024 08:15