Një raketë balistike ruse ka goditur një kompleks banimi në Kiev, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa theksoi se objektivi kryesor mbetet sërish infrastruktura energjetike e qytetit.
“Sipas vlerësimeve tona, rusët po përgatisin një sulm të ri në shkallë të gjerë”, deklaroi Zelensky.
Të lidhura
None found
Këshilltari i Zelenskyt, Dmytro Litvin, konfirmoi se nuk pati asnjë paralajmërim për sulmin me raketa balistike.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se forcat ruse kishin goditur një ndërtesë të lartë apartamentesh dhe se ekipet e shpëtimit ishin nisur me shpejtësi drejt vendngjarjes.






