“Qëndrimi për Kosovën, i pandryshuar”/ Mitsotakis në Beograd, Vuçiç: Greqia e Serbia, marrëdhënie vëllazërore

“Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar”. Kështu është shprehur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në një konferencë të përbashkët për shtyp në Beograd, me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Mitsotakis deklaroi se ndërmjetësimi dhe dialogu evropian janë mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve. “Dhe kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon, që është synimi i të gjithë neve, ne po i ndjekim me shqetësim ngjarjet e muajve të fundit”, theksoi Mitsotakis.

Ndër të tjera, kryeministri i Greqisë nënvizoi mbështetjen e Athinës zyrtare për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Këtë portë pas meje dhe kryeministrit Mitsotakis e ka blerë babai për Vukanin e vogël (djalin gjashtëvjeçar të kryeministrit të Serbisë). Unë dhe Kyriakos sapo bëmë një foto me topin. Jam i lumtur që mund të pres një mik të madh të Serbisë, jam krenar për marrëdhëniet tona personale, besoj se sonte dhe nesër do të arrijmë rezultate të mëdha në përmirësimin e bashkëpunimit midis popujve vëllezër, serb dhe grek”, ka shkruar Vuçiç në postimin e tij nga ana tjetër.


Shtuar 12.02.2024 13:04