“Platformë mediatike toksike”/ The Guardian njofton se nuk do të postojë më në X

The Guardian ka marrë një vendim të rëndvsishëm dhe të papritur: Nuk do të postojë më në rrjetin social X. Kjo pasi sipas tyre rrjeti social “X’, dikur i njohur si “Twitter”, është kthyer në një “platformë mediatike toksike”.

Në një mesazh për lexuesit, thuhet se zgjedhjet presidenciale në SHBA “theksuan” shqetësimet e gazetës se Elon Musk ka mundur të përdorë X “për të formësuar diskursin e tij politik”.
Duam të njoftojmë lexuesit tanë se nuk do të postojmë më në asnjë llogari editoriale zyrtare të Guardian në rrjetin social X (dikur i njohur si Twitter). Ne mendojmë se avantazhet e të qenit pjesë e X tani tejkalohen nga disavantazhet dhe ato burime mund të përdoren më mirë duke e promovuar diku tjetër gazetarinë tonë.

 


Shtuar 14.11.2024 16:57