Nxehtësi dhe thatësirë ekstreme, Roma po digjet: Reja e zezë mbulon kryeqytetin (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë në zonën veriperëndimore të Romës, nga Via Aurelia deri në Casalotti. Flakët kanë përfshirë magaazina industriale, të cilat përmbanin edhe bombula të GLN-së, të cilat kanë shpërthyer dhe i kanë dhënë një “dorë” të mirë zjarrit.

Disa familje dhe një kamp veror janë evakuuar në zonë pasi flakët përfshinë kapshte dhe ndërtesa private.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrëfikëse dhe policia e kryeqytetit të Romës./albeu.com