E fundit me 46 viktima, këto janë të gjitha tragjeditë e kaluara të migrantëve në Teksas

Tragjedia me 46 viktima së fundmi në Teksas nuk është e para që regjistrohet në kufirin SHBA- Meksikë.

Prej vitesh në këtë kufi janë regjistruar viktima që tentonin të kalonin me udhëtime të rrezikshme.

• 2003 – 18 persona, duke përfshirë edhe djalë shtatëvjeçar, u gjetën të vdekur brenda një kamioni të mbinxehur në Victoria, një qytet në Teksasin Jugor.
• 2012 – 15 persona ndërruan jetë pasi një kamioncinë me më shumë se 20 peërsona pa dokumente u përplas me një pemë.
• 2017- 10 burra vdiqën në San Antonio në një kamion me rreth 200 persona që kishin mbetur pa uje dhe ushqim.
• 2021- Të paktën 10 përsona ndërruan jetë dhe 20 të tjerë u plagosën në gusht pasi një furgon u përplas në Teksasin Jugor. /albeu.com