Ndahet nga jeta Vittorio Emanuele i Savojës, djali i mbretit të fundit të Italisë

Është ndarë nga jeta në Gjenevë Vittorio Emanuele i Savojës, i biri i Umberto II, mbretit të fundit të Italisë, dhe Maria Josè.

Më 12 shkurt do të bënte 87 vjeç. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi nga “Shtëpia Mbretërore e Savojës”, ku thuhet: Lartmadhëria e tij, Vittorio Emanuele, Duka I Savoias dhe princi I Napolit u nda nga jeta mëngjesin e 3 shkurtit pranë familjes së tij në Gjenevë.

Vittorio Emanuele u caktua të pasonte të atin, Umberto II në fron por pas referendumit të vitit 1946, i cili sanksionoi fitoren e Republikës, jetoi në mërgim deri më 15 mars 2003. Në këtë vit u anulua dispozita XIII që ndalonte kthimin e pasardhësve meshkuj në Itali dhe Vittorio Emanuele u kthye në atdheun e tij pas 57 vjetësh. Ai ishte larguar tashmë nga Roma tre vjet para referendumit, së bashku me nënën e tij Maria Josè