Moti ndahet mes veriut dhe jugut në Itali, 130 milionë europianë të goditur nga vala e të nxehtit

Vala përvëluese që ka mbërthyer Italinë po nis të zbehet gradualisht: sipas meteorologëve vendas, nga 21 qytete që sot janë në alarm të kuq, nesër do të mbeten vetëm dy.

Mediet italiane shkruajnë se nxehtësia ekstreme do të tërhiqet me fillimin e korrikut, ndërsa parashikimet flasin për një ndryshim të motit që pritet t’i japë fund, hap pas hapi, kësaj vape të pazakontë, e cila ka prekur jo vetëm Italinë, por edhe pjesën më të madhe të Europës.

Të lidhura

None found

Një front atmosferik i paqëndrueshëm që vjen nga Atlantiku i Veriut pritet të godasë fillimisht veriun e vendit fqinj dhe më pas, mes të enjtes dhe të premtes, të zhvendoset drejt qendrës dhe jugut, duke sjellë gjatë kalimit të tij stuhi, erëra të forta dhe breshër. Në Europën Qendrore dhe Lindore, rreth 130 milionë njerëz kanë qenë për ditë të tëra nën temperatura mbi 35 gradë Celsius.

Çekia dhe Sllovakia kanë shënuar temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, ndërsa Ukraina ka urdhëruar ndërprerje të energjisë elektrike për të përballuar ngarkesën e madhe në rrjet. Në Sllovaki, të hënën u regjistrua 41°C në jugperëndim të vendit, ndërsa në Çeki termometri arriti pothuajse 42°C në Doksany. Rekordi i mëparshëm ishte 40.4°C, i matur në vitin 2021.

Autoritetet e kanë cilësuar “absolutisht të paprecedentë” tejkalimin e rekordit me 1.5°C, duke theksuar se edhe vetë kohëzgjatja e kësaj vale të të nxehtit është e jashtëzakonshme, si për intensitetin, ashtu edhe për shtrirjen e saj gjeografike.


Shtuar 1.07.2026 13:54

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş