Mesi do të luajë në “ligën e fermerëve”, jashtë 5 më të mirëve

Futbollisti i mirënjohur Leonel Messi këtë sezon do të luajë në një ligë e cila nuk bën pjesë në 5 më të mirat në Europë.

Me përfundimin e ndeshjeve në kualifikueset e “Champions League”, ka pasur edhe ndërrim sa i përket renditjes në UEFA mbi kampionatet në Europë. Kur flitet për vendet e para, “Premier League” kryeson dhe ndiqet nga “La Liga”.

Ndërkohë Seria A ndodhet në vendin e tretë dhe Bundesliga në të katërtin. “Ligue 1” ka lëshuar vendin e pestë për t’u parakaluar nga elita e futbollit në Portugali.

Pra Mesi do të luajë në kampionatin që ndodhet jashtë 5 më të mirëve në Europë dhe që shpeshherë etiketohet si…”liga e fermerëve” pasi lë për të dëshiruar./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 12:25

Tags: ,