Meloni kremton jetëgjatësinë e qeverisë italiane: Besimi i qytetarëve nuk merret si çek i bardhë

Giorgia Meloni ka përshëndetur rekordin e ekzekutivit të drejtuar prej saj, të cilin e cilëson si qeverinë më jetëgjatë në historinë e Italisë. Këtë arritje, kryeministrja e vendit fqinj e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Sipas Melonit, jetëgjatësia e qeverisë është fryt i unitetit brenda koalicionit dhe i një sjelljeje veçanërisht të kujdesshme ndaj publikut.

Kryeministrja italiane nënvizon se besimi i marrë nga qytetarët nuk është trajtuar asnjëherë prej qeverisë së saj si një “çek i bardhë”.

Në mesazhin e saj, Meloni shprehet se e mirëpret këtë fakt me mirënjohje, por njëkohësisht edhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie. Ajo thekson se stabiliteti nuk duhet parë si një rekord për t’u ekspozuar, por si një kusht që i jep një vendi mundësinë të planifikojë, të vendosë, të përmbushë angazhimet dhe të fitojë respekt.

Meloni rendit gjithashtu punën e kryer gjatë këtyre viteve për shtimin e punësimit, zvogëlimin e papunësisë, përkrahjen e familjeve dhe sipërmarrjeve, forcimin e sigurisë dhe administrimin serioz të financave publike. Sipas saj, përpjekjet kanë synuar edhe rikthimin e peshës dhe besueshmërisë së Italisë në arenën ndërkombëtare.

Duke pranuar se rezultatet janë të dukshme, ajo thekson se mbetet ende shumë për t’u realizuar. Me tone modeste, Meloni këmbëngul se ky stabilitet nuk i atribuohet vetëm një individi, por angazhimit të një koalicioni që qeveris prej katër vitesh mbi bazën e një vizioni të përbashkët dhe që ka vendosur të qëndrojë i bashkuar jo kundër dikujt, por për zbatimin e një projekti për Italinë.

Kryeministrja njofton se vitin e ardhshëm koalicioni do të dalë sërish përpara qytetarëve, duke paraqitur punën e realizuar, detyrat që mbeten dhe vizionin e tij për të ardhmen.

Në vijim të mesazhit, Meloni thotë se do të jenë përsëri qytetarët ata që do të gjykojnë nëse qeveria e meriton ta vazhdojë këtë rrugëtim. Postimi përfundon me thirrjen: “Përpara, me këmbë në tokë dhe me sytë nga e ardhmja”.


Shtuar 4.09.2026 10:19

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş