Kanadaja përfshihet nga mbi 800 zjarre pyjore, tymi mbulon qiellin dhe përkeqëson ajrin

Kanadaja po përballet me më shumë se 800 zjarre pyjore aktive, ndërsa tymi i prodhuar prej tyre ka dëmtuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në disa zona të vendit, si edhe në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara.

Të lidhura

None found

Të dhënat e Qendrës Kanadeze Ndëragjencore të Zjarrit Pyjor tregojnë se janë 857 vatra aktive. Mes tyre përfshihen edhe 23 zjarre të reja, të regjistruara gjatë ditës së enjte. Sistemi Kanadez i Informacionit për Zjarret në Natyrë raporton se pjesa më e madhe e tyre nuk është ende nën kontroll.

Përkeqësimi i situatës ka sjellë alarme për cilësinë e ajrit në disa shtete amerikane. Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të reduktojnë aktivitetet në natyrë, për shkak të ndotjes së shkaktuar nga tymi.

Programi amerikan i Indeksit të Cilësisë së Ajrit e ka cilësuar ajrin “të rrezikshëm” në zona të Miçiganit dhe Minesotës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së (NOAA), paralajmërimet shtrihen në Midwest-in e Sipërm, rajonin e Liqeneve të Mëdha dhe verilindjen e vendit.

Burimi kryesor i reve të dendura të tymit janë zjarret që po digjen në veriperëndim të Ontarios. Qytete si Thunder Bay dhe Toronto janë mbuluar nga tymi, i cili është përhapur mbi Liqenet e Mëdha dhe ka arritur deri në Nju Jork, duke krijuar një qiell të mjegullt dhe duke shtuar nivelin e ndotësve në atmosferë.

Meteorologët presin stuhi në Ontario në ditët e ardhshme, por reshjet e parashikuara nuk konsiderohen të mjaftueshme për të ndikuar ndjeshëm në shuarjen e vatrave të zjarrit.

Edhe gjatë fundjavës, erërat nga veriperëndimi pritet ta çojnë tymin drejt shteteve veriore të SHBA-së. Ka shqetësime se ndotja mund të arrijë edhe në New Jersey, ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës. Në fillim të javës së ardhshme, ndryshimi i drejtimit të erës mund të sjellë përmirësim gradual të cilësisë së ajrit në jug të kufirit.

Sipas kompanisë zvicerane që monitoron cilësinë e ajrit, IQAir, Detroiti ka aktualisht ajrin më të ndotur në botë. Pas tij renditen Minneapolis dhe Toronto.

Ngjarja ka prodhuar edhe reagime në skenën politike amerikane. Katër ligjvënës republikanë nga Miçigani i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit kanadez Mark Carney, ku kërkojnë masa më të efektshme për administrimin e zjarreve. Ata kanë shprehur pakënaqësi për faktin se problemi po përsëritet për të tretin vit me radhë.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan në Kanada, Pete Hoekstra, ka vlerësuar bashkëpunimin e dy shteteve në përballimin e situatës. Ai theksoi se SHBA dhe Kanada do të vijojnë koordinimin për menaxhimin e emergjencave të përbashkëta.

Zjarret nuk kanë sjellë vetëm ndotje të ajrit. Qindra banorë nga komunitetet indigjene të Kombeve të Para në Ontarion verior janë detyruar të evakuohen. Autoritetet lokale flasin për dëme të mëdha në banesa dhe ndërtesa, ndërsa një video e publikuar së fundmi shfaqi një tren mallrash të rrethuar nga flakët në Ontario.

Hekurudha Kombëtare Kanadeze njoftoi se të gjithë punonjësit e bllokuar janë shpëtuar pa pësuar lëndime. Operacionet hekurudhore në këtë rajon janë ndalur përkohësisht.


Shtuar 16.07.2026 17:19

MatbetEsenyurt Escortromabetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet