Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, vlerëson se deklarimet e ministres serbe Jelena Paunoviq kanë prodhuar shqetësim, frikë dhe pasiguri në mesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Të lidhura
None found
Më 12 korrik 2026, Snezhana Paunoviq, në një intervistë për median serbe “Kurir”, teksa ushtronte detyrën e ministres në Qeverinë e Serbisë, deklaroi: “Po të isha unë Sllobodan Millosheviq do ta kisha bërë spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.”
Kamberi thotë se ministrja nuk ka kompetenca për të ndërmarrë veprime në Kosovë, por pohimet e saj, sipas tij, prekin drejtpërdrejt ndjenjën e sigurisë dhe qetësisë së komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.
Sipas tij, shqetësimi thellohet nga pozicioni institucional i Paunoviqit, për shkak se ajo mbulon administratën publike, regjistrat qytetarë dhe regjistrat zgjedhorë. Kamberi paralajmëron se çdo politikë që cenon statusin e qytetarëve ose përbërjen demografike të zonës do të konsiderohej një rrezik serioz.
Kamberi thekson se ambicia e shprehur për shpërnguljen e dy milionë shqiptarëve të Kosovës nuk mund të realizohet nga ministrja në Kosovë, por ai beson se përgjegjësitë e saj në pushtetin lokal dhe mbikëqyrja e statusit të qytetarëve e regjistrave zgjedhorë mund t’i japin hapësirë për veprime në Luginën e Preshevës. Ai shprehet se heshtja e Qeverisë së Serbisë, përpjekjet e presidentit për relativizimin e deklaratës dhe roli i kryetarit të Partisë Socialiste, i cili është njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, e bëjnë frikën të prekshme.
Ai nënvizon se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të dorëzohen përballë asnjë kërcënimi që mund të vijë nga Beogradi, pavarësisht nëse ai është real apo imagjinar. Sipas Kamberit, kërcënimet ndaj Kosovës janë imagjinare, ndërsa në Luginën e Preshevës ministrja ka kompetenca që mund të përdoren për veprime antinjerëzore dhe anticivilizuese, të cilat mund të çojnë në uljen e numrit të shqiptarëve. Ai thotë se beteja politike dhe për të drejta do të vazhdojë, me kërkesa më të ashpra e këmbëngulëse, në përputhje me parimet themelore të Bashkimit Evropian.
Deputeti shqiptar argumenton se deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq për distancim nga qëndrimet e Paunoviqit nuk mjaftojnë, pasi relativizimi i tyre, sipas tij, dëshmon se një pjesë e establishmentit politik serb vazhdon të jetë e lidhur me trashëgiminë politike të viteve ’90.
Kamberi thotë se kjo qasje pasqyron një mendësi që keqardhet se Millosheviqi nuk e përfundoi atë që kishte nisur. Sipas tij, kjo mendësi nuk ka reflektuar mbi luftërat e përgjakshme, dëmet që ato i shkaktuan vetë Serbisë dhe faktin se gabimi ishte fatal së pari për serbët.
Ai shton se, ndonëse nga presidenti dhe kryeministri ka pasur deklarata që në një formë distancohen nga Paunoviq, përpjekjet për ta zbutur peshën e fjalëve të saj tregojnë se pushteti serb nuk është shkëputur nga mendësia e Millosheviqit. Kamberi i cilëson Vuçiqin dhe Daçiqin si bij politikë të liderëve si Millosheviqi dhe Shesheli, duke thënë se nga një establishment i tillë nuk mund të priten hapa më konkretë.
Sipas tij, Serbia prej vitesh mohon politikën gjenocidale të kryer në vitet ’90, relativizon krimet, mohon gjenocidin në Srebrenicë dhe krimet e kryera në Kosovë, ndërsa përpiqet që luftërat e asaj periudhe t’i paraqesë si përgjegjësi edhe të palëve të tjera, e jo vetëm të Serbisë.
Kamberi njofton se ka nisur tashmë procedurat për shkarkimin e ministres serbe Jelena Paunoviq.
Ai synon të sigurojë nënshkrimet e deputetëve opozitarë nga partitë pro-evropiane, të cilët do t’i bashkoheshin kërkesës së grupit të tij parlamentar për largimin e ministres nga qeveria.
Sipas Kamberit, vendimi për shkarkimin e Paunoviqit nuk përcaktohet vetëm nga procedura në parlament, por edhe nga vlerësimi politik që presidenti serb Aleksandar Vuçiq do t’i bëjë dëmit që qëndrimi i saj në qeveri mund t’i shkaktojë pushtetit.
Ai vlerëson se edhe reagimi i Bashkimit Evropian do të ketë rol të rëndësishëm, duke kërkuar që BE-ja të mos kufizohet vetëm te deklaratat, por të ndërmarrë qëndrim më konkret.
Kamberi shprehet se shkarkimi mund të ndodhë dhe se ka hapur procedurën për këtë qëllim. Ai shpreson që gjatë ditës të mblidhet një numër i konsiderueshëm nënshkrimesh nga deputetë opozitarë të partive pro-evropiane për t’iu bashkuar nismës së grupit të tij parlamentar.
Megjithatë, ai thotë se mbetet në dorën e Vuçiqit të vlerësojë sa dëm mund t’i sjellë qeverisë qëndrimi i Paunoviqit në detyrë. Kamberi kërkon gjithashtu reagim nga Bashkimi Evropian dhe ngre pyetjen nëse ai do të kufizohet në një deklaratë, si në raste të mëparshme, apo do të shoqërohet me kërkesa konkrete për shkarkimin e saj.
Duke iu referuar një deklarate të mëparshme të zonjës Bërnabiq, sipas së cilës shqiptarët janë njerëz që kanë zbritur nga mali, ai thotë se atëherë pati reagime të vakëta, por jo veprim konkret. Kamberi pret që Bashkimi Evropian të mbrojë parimet mbi të cilat është ndërtuar, duke dënuar ashpër dhe duke treguar tolerancë zero ndaj politikave që promovojnë spastrim etnik, krime lufte, glorifikim të kriminelëve të luftës, glorifikim të krimeve të luftës dhe mohim të gjenocidit e krimeve të kryera.
Kamberi thotë se në skenën politike të Serbisë ka pak figura që kanë qëndrime të ndryshme nga ato të ministres Jelena Paunoviq.
Sipas tij, një pjesë e opozitës parlamentare serbe, veçanërisht ajo që kundërshton integrimin në Bashkimin Evropian dhe mbështet bashkëpunim më të afërt me Rusinë, ndan qasje të ngjashme me pushtetin lidhur me të kaluarën e luftës dhe krimet e viteve ’90.
Ai vlerëson se deklarata e Paunoviqit nuk ishte një reagim emocional, por një shprehje e hapur dhe e sinqertë e bindjeve që, sipas tij, ekzistojnë te një pjesë e madhe e politikës serbe dhe e qeverive që Serbia ka pasur ndër vite.
