Kaliforni/ Erërat e forta zhvendosin liqenin

Erërat e forta në Kliforni të SHBA-së kanë zhvendosur Liqenin Manly në Luginën e Vdekjes 3 kilometra. Ky fenomen uli edhe nivelin e liqenit, duke e bërë atë më me baltë se më parë, duke bërë që Shërbimi i Parkut Kombëtar të ndalojë lundrimin me varkë nga vizitorët në zonë.

“Ishte e mahnitshme të shihje një liqen të tërë të migronte,” tha Superintendent i Parkut Kombëtar të Luginës së Vdekjes, Mike Reynolds për NBC Neës .

“Sidoqoftë, uji u tërhoq, duke lënë baltë pas. Si rezultat, varkat përfundojnë duke u tërhequr zvarrë nga vizitorët. Kjo lë gjurmë dhe shenja që ka të ngjarë të jenë të dukshme për vite me rradhë”.

“Kjo nuk na la zgjidhje tjetër veçse të kufizojmë lundrimin me varkë në Liqenin historik Manly,” shtoi ai.

Liqeni Manly është një liqen kalimtar, që është riformuar pasi dy stuhi sollën reshje rekord në Luginën e Vdekjes, Uragani Hillary në gusht dhe “lumi atmosferik” në fillim të shkurtit.

“Ju mund të mendoni se pa rrjedhjen e ujit në det do të kishte gjithmonë liqen në Luginën e Vdekjes. Por kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë. Normalisht sasia e ujit që derdhet në të është shumë më e vogël se shkalla e avullimit,” tha në një deklaratë kujdestari i parkut Abby Wines.


Shtuar 9.03.2024 22:27