Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Isrrael Katz ka deklaruar sot se ushtria izraelite do të qëndrojë në Liban, pasi Hezbollahu nuk është çarmatosur dhe vazhdon të përbëjë një kërcënim.
Katz tha se ushtria izraelite po përgatitet për një “prani të zgjatur” në Liban dhe se nuk do të tërhiqet nga zona e sigurisë derisa Hezbollahu të çarmatoset dhe kërcënimi që, sipas tij, paraqet grupi në të gjithë Libanin të eliminohet. “Kam urdhëruar ushtrinë izraelite të përgatitet për një prani të zgjatur në zonë, me qëllim mbrojtjen e forcave luftarake dhe komuniteteve, derisa ky qëllim të arrihet plotësisht”, tha Katz, sipas Reuters.
Të lidhura
None found
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur qëndrimi i izraelitëve nuk ka ndryshuar as për Gazën. Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se IDF-ja nuk do të tërhiqët prej Gazës pa u çarmatosur Hamasi . Netanyahu kundërshtoi gjithashtu planin 15-pikësh të Donald Trump për Gazën, duke këmbëngulur se Hamasi duhet të çarmatoset plotësisht përpara tërheqjes së forcave izraelite.
Kujtojmë se Trump njoftoi më 30 korrik se ishte arritur një marrëveshje për çarmatosjen e plotë të Hamasit, duke i hapur rrugën tërheqjes së Izraelit nga Gaza dhe vendosjes së një force ndërkombëtare të stabilizimit.
