Ish-pengu izraelit Guy Gilboa Dalal denoncon tortura dhe abuzime seksuale gjatë 739 ditëve të robërisë në Gaza

Ish-pengu izraelit Guy Gilboa Dalal ka ngritur akuza të rënda për tortura, abuzim seksual dhe trajtim poshtërues gjatë kohës që u mbajt në Gaza, pas rrëmbimit të tij nga festivali muzikor Nova më 7 tetor 2023. Ai qëndroi në robëri për 739 ditë.

Në një rrëfim të dhënë në një intervistë me Zonjën e Parë të Izraelit, Michal Herzog, 24-vjeçari foli në detaje për ngjarjet që pretendon se ka përjetuar në tunelet nëntokësore të Gazës. Sipas tij, një prej rojeve të Hamasit e dërgoi në një ambient të veçuar, i mbuloi sytë dhe, nën kërcënimin e një thike, e detyroi të zhvishej, përpara se ta nënshtronte ndaj akteve që ai i përshkruan si abuzim seksual.

Të lidhura

None found

Dalal tha se pas këtij episodi u kërcënua vazhdimisht me vdekje që të mos fliste për atë që kishte ndodhur. Sipas dëshmisë së tij, roja fillimisht i vendosi thikën në fyt dhe më pas armën në kokë, me qëllim që ta detyronte të heshtte.

Ai përshkroi edhe një ngjarje të dytë, të cilën e konsideroi edhe më traumatike, duke pretenduar se një dush i zakonshëm u kthye në një tjetër sulm seksual. “Çdo sekondë më dukej si një jetë e tërë”, u shpreh ai, duke shtuar se gjatë asaj ngjarjeje ndiente sikur ishte shkëputur mendërisht nga realiteti.

Përtej këtyre pretendimeve për abuzim seksual, Dalal deklaroi gjithashtu se është përballur me rrahje të vazhdueshme dhe forma të tjera poshtërimi. Ai kujtoi një rast kur një tjetër peng, Omer Wenkert, sipas tij, u detyrua nga roja të ecte me të katërta dhe të lehte si qen, ndërsa më pas të dy u rrahën.

Guy Gilboa Dalal u lirua më 13 tetor 2025. Familja e tij ka bërë të ditur se, pas kthimit në Izrael, ai u diagnostikua me infeksione, humbje të dëgjimit në njërin vesh dhe probleme të rënda të lëkurës. Po ashtu, ai është duke ndjekur terapi psikologjike për të përballuar traumën e kaluar.

Në prononcimet për mediat izraelite, ai tha se synimi i abuzimeve ishte “t’i shkatërronin dinjitetin”. “U ktheva nga takimi me djallin”, deklaroi ai.

Rrëfimi i tij i shtohet dëshmive të tjera të ish-pengjeve izraelite, të cilët kanë raportuar raste dhune seksuale, rrahjesh dhe kërcënimesh gjatë kohës së robërisë në Gaza. Nga ana tjetër, Hamasi i ka hedhur poshtë vazhdimisht këto akuza, duke i cilësuar si “pretendime të rreme dhe të pabaza”.

Dëshmia e Dalal vjen vetëm pak ditë pasi raporti vjetor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për dhunën seksuale në konfliktet e armatosura nënvizoi se pretendimet për abuzime seksuale ndaj pengjeve izraelite nuk kanë mundur të verifikohen me provat e disponueshme.


Shtuar 19.06.2026 08:30

casibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet