Pas vdekjes së pretenduar në një sulm të ish-udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei, Irani ka hyrë në disa ditë zie kombëtare dhe ka nisur ceremonitë mortore në nder të tij.
Të lidhura
None found
Autoritetet iraniane kanë planifikuar një varg ceremonish në Teheran, Qom, Irak dhe Mashhad, ndërsa presin që në to të marrin pjesë miliona qytetarë, si edhe delegacione ndërkombëtare.
Ceremonitë nisin në Mosalën e Madhe të Teheranit, ku trupi do të qëndrojë për homazhe publike për tre ditë. Më pas, kortezhi mortor do të vijojë drejt qytetit të shenjtë Qom, si edhe në Najaf dhe Qerbela në Irak, për t’u rikthyer më pas në Mashhad, aty ku është parashikuar varrimi në Faltoren e Imam Rezasë.
Për mbarëvajtjen e ceremonive, në Teheran janë mbyllur përkohësisht institucionet publike dhe private, janë vendosur kufizime në trafik dhe është kufizuar pjesërisht edhe hapësira ajrore mbi kryeqytet.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrja në ceremoni pritet të variojë nga 12 deri në 20 milionë njerëz, ndërsa zyrtarët iranianë e kanë përshkruar këtë ngjarje si “funerali i shekullit”. Në ceremonitë zyrtare pritet të marrin pjesë edhe delegacione nga disa vende, mes tyre edhe Pakistani.
Në këtë situatë, vëmendja është përqendruar edhe te Mojtaba Khamenei, si pasardhësi i udhëheqjes supreme, ndërsa deri tani autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse ai do të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore.
