Influencuesja 43-vjeçare vritet nga bashkëshorti pasi e akuzoi publikisht për pedofili

Sara Gilson, një influencuese amerikane 43-vjeçare, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Owasso të Oklahomës. Policia dyshon se autor është bashkëshorti i saj, Jeremiah Duffey, nga i cili ajo po ndahej.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi Gilson e kishte akuzuar publikisht në TikTok bashkëshortin e saj për pedofili.

Influencuesja, e cila numëronte më shumë se 30 mijë ndjekës në TikTok, publikoi më 11 korrik një video ku ngrinte hapur akuzat ndaj Duffey.

Në përshkrimin e videos, ajo kishte shkruar: “Po përgatitem për ditën kur Netflix do të publikojë një dokumentar për ish-bashkëshortin tim të ardhshëm, për të cilin sapo zbulova se është pedofil”, ndërsa kishte shtuar se do të dëshironte që kjo të ishte një shaka.

Rreth një muaj më herët, Gilson kishte marrë një urdhër mbrojtjeje kundër bashkëshortit. Kjo kishte ndodhur pasi policia e kishte njoftuar se ai ishte nën hetim për abuzim seksual ndaj një të miture.

Hetimet tregojnë se më 9 qershor një vajzë e mitur, së bashku me prindërit e saj, denoncoi Duffey-n. Ai ishte trajner i ekipit të basketbollit të vajzës dhe dyshohet se e kishte prekur atë në mënyrë të papërshtatshme gjatë një aktiviteti të zhvilluar në një shkollë fillore.

Incidenti dyshohet se ishte parë nga një trajner tjetër, i cili kishte lajmëruar menjëherë prindërit e së miturës. Autoritetet thanë se ndaj Duffey-t kishte edhe raportime të tjera për sjellje të ngjashme kundrejt së njëjtës vajzë, në periudha të ndryshme.

Pas paraqitjes së denoncimit, Duffey ishte larguar dhe policia nuk kishte arritur ta lokalizonte.

Mbrëmjen e së enjtes, autoritetet morën një thirrje emergjente që lidhej me dhunë në familje. Gjatë telefonatës, operatorët dëgjuan një grua duke bërtitur, ndërsa më pas u regjistrua një zhurmë e ngjashme me një të shtënë arme.

Pak kohë më vonë, djali i Gilson kontaktoi policinë nga banesa e një fqinji. Ai raportoi se njerku i tij kishte qëlluar nënën.

Efektivët që shkuan në banesë gjetën pa shenja jete Sara Gilson dhe Jeremiah Duffey. Të dy kishin plagë në kokë të shkaktuara me armë zjarri.

Autoritetet vijojnë hetimet për ngjarjen, ndërsa dyshimi i tyre është se Duffey vrau bashkëshorten dhe më pas kreu vetëvrasje.


Shtuar 26.07.2026 23:09

holiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort